Durmishi: Artan, ti je bira e fundit e kavallit për të folur për Tetovën

Kryetari i Këshillit komunal të Tetovës, Besar Durimishi përmes një postimi në Facebook i është përgjigjur zv kryeministrit, Artan Grubi i cili ditë më parë tha se BDI edhe pse është opozitë në Tetovë, sërish kujdeset për të.

Duke iu përgjigjur Grubit, Durimishi thekson se Tetova tash e dy vite ka Zot shtëpie dhe se tetovarëve iu shërben tashmë Bilall Kasami.

“Janë qesharake deklaratat e tipit se “Ne kujdesemi për Tetovën”. Artan, ti je bira e fundit e kavallit që mund të flasësh per Tetovën. Tetova ka zot shtëpie që kujdeset për të dhe punon 24 orë për t’ju shërbyer tetovarëve e që t’i sot e kësaj dite nuk po mund ta gëlltisësh ndryshimin që po bën Bilall Kasami për çdo ditë në Komunën e Tetovës!”, thekson Besar Durmishi.

Pikërisht ju dhe BDI-ja juaj që e shkatërruat Tetovën me dekada morrët dy shuplaka të nxehta politike para dy vitesh nga Tetovarët me humbje një pas një të zgjedhjeve lokale dhe tani e keni rradhën ta merrni shuplakën e tretë politike në Shkup, duke marë denimin e shqiptareve në gjitha vendbanimet shqiptare!”, shkruan Durmishi.

Durmishi në postimin e tij ka përmendur edhe keqpërdorimet në Korridorin 8 e që ia adreson zv kryeministrit Artan Grubi.

“Mallverzimer në kordiorin 8 janë edhe një dëshmi për krimin dhe korrupsionin që e kapluar qeverinë. Punësimet në këtë koridor janë kontrata të tipit “Zgjedhje”, të cilën ju e praktikoni në çdo cikël zgjedhor kur gjendeni në siklet. Punëso, kryhen zgjedhjet, largo!

Kësaj rradhe nuk shkon më, populli do ju dënojë me votë për të bëmat tuaja!”, ka shkruar Durmishi.