Forcimi i politikave dhe lidhjeve në mes mjedisit dhe sektorëve të tjerë është i rëndësishëm për arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku në hapjen e takimit të shtatë të Grupit Punues Rajonal për Mjedisin Jetësor të gjashtë ekonomive të Evropës Juglindore: Shqipërisë, Maqedonisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Mali të Zi, Kosovës dhe Serbisë.
Ai theksoi se takimi do të kontribuojë fuqishëm në forcimin e bashkëpunimit në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe njëkohësisht do të ndihmojë në zbatimin e qëllimeve dhe prioriteteve lidhur me mjedisin nga strategjia e Evropës Juglindore 2020.
“Financimi për dy projekte tashmë është siguruar nga Agjencia Austriake për Zhvillim. Në takimi gjithashtu do të paraqesë progresin dhe hapat e ardhshëm për të dy projektet. Grupi i punës ka një rol kyç në të dy projektet dhe vlerëson përfshirjen e të gjitha ministrive”, tha Duraku.
Duke shprehur sigurinë e tij se të gjitha iniciativat e grupit të punës do të kenë një kontribut të rëndësishëm në krijimin e politikave dhe aktiviteteve të ardhshme dhe që objektivat do të arrihen.