DURAKI: Pritet që GEF të ndajë pesë milionë dollarë për mjedisin jetësor në Maqedoni


Në kuadër të takime ve dypalëshe që vijuan pas mbajtjes së Kuvendit të 6 -të të Fondit global të mjedisit (GEF), ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, u takua edhe me Naoko Ishii drejtore ekzekutive dhe kryesuese e GEF-it. Në këtë takim, u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm të mirë të Maqedonisë me GEF-in, por edhe për aktivitetet dhe planet e ardhshme. Sipas saj, në fillim të korrikut pritet zyrtarisht të kumtohen alokimet kombëtare të GEF-it për Maqedoninë. Parashikimet fillestare janë se mbi 5 milionë dollarë do të vihen në dispozicion për zbatimin e projekteve mjedisore.