Duket sikur i ‘shkrin’ fytyra, sëmundja e rrallë shpërfytyron 52-vjeçarin

Një burrë në Indi tërheq vazhdimisht vëmendje me pamjen e tij për shkak të një sëmundjeje të rrallë që bën që fytyra të duket sikur po ‘shkrin’.

52-vjeçari vuan nga tipi 1 i neurofibromatozës, një sëmundje gjenetike që ndryshon ngjyrën e lëkurës dhe rrit tumore përgjatë nervave të lëkurës, trurit dhe pjesëve të tjera të trupit.

E njohur edhe si sëmundja Von Recklinghausen, ky çrregullim që shpërfytyron fytyrën mund të ndodhë 1 në 3-4 mijë njerëz në mbarë botën, raporton “New York Post”.

52-vjeçari Govardhan Das nuk manifestoi simptoma deri në moshën 20-vjeçare, por më pas tumoret u shpërndanë në fytyrën e tij dhe prekën anën e djathtë. Në tre dekadat e tjera, masat u rritën aq shumë sa ai humbi syrin e veshin e djathtë si dhe gjysmën e gojës, ndërsa hunda iu shformësua.

Problemi nuk është vetëm estetik. Das ka vështirësi të shohë, hajë apo flasë siç duhet dhe ndien vazhdimisht dhimbje, shprehet se lëkura i djeg dhe kruhet sa herë që djersin.

Më e keqja, është se nuk ka kurë për tumoret, të cilat vetëm përkeqësohen me moshën. Mjekët kanë refuzuar ta operojnë 52-vjeçarin sepse sëmundja është e lidhur me trurin dhe është e pamundur të trajtohet./tvklan.al