Hasbulla duket si fëmijë i vogël por nuk do e besoni dot se sa vjeç është në të vërtetë

Hasbulla Magomedov ka çmendur internetin që kur videot e tij pushtuan TikTok-un gjatë javëve të fundit, por ka shumë njerëz që ende nuk e njohin rusin e etiketuar ‘Mini Khabib’.

Një nga pyetjet më të shpeshta që bëhet në lidhje me Hasbullën është sa vjeç është në të vërtetë. Përgjigjja ka tronditur shumë njerëz pasi u zbulua se pavarësisht tipareve të tij fëmijërore, Hasbulla është në të vërtetë 18 vjeç.

Një mjek ka publikuar një video në TikTok për të shpjeguar gjendjen e rrallë gjenetike përgjegjëse për shtatin e shkurtër dhe zërin e lartë të Hasbullas, si dhe prognozën dhe trajtimet e mundshme. Sipas Dr. Karan Raj, Hasbulla vuajnë nga mungesa e hormonit të rritjes, një çrregullim gjenetik që ndodh kur gjëndra e hipofizës së trurit (përgjegjëse për prodhimin e shumicës së hormoneve) nuk mund të prodhojë hormonin e rritjes.