Duke vozitur me eskavator bie në luginë, humb jetën 65 vjeçari nga Kumanova

Dje në ora 11:08 është raportuar se në Makedonski Brod, në lokacionin “Dolna ricka”, S.S.(65) nga Kumanova gjatë kryerjes së punëve ndërtimore, gjegjësisht duke drejtuar eskavatorin, ka rënë në luginë dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Nga ana e mjekut është deklaruar vdekja e personit. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga Stacioni Policor Makedonski Brod. Sipas urdhërit të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.