Duke pushuar në plazhin e Sarandës një 78-vjeçar pëson arrest kardiak dhe vdes në vend

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e vonë të sotme në plazhin e Sarandës.

Policia bën me dije se një i moshuar nga Memaliaj, i cili po pushonte në plazh ka ndërruar jetë.

78 vjeçari me iniciale J.Xh është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore, por ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Sipas mjekëve, 78 vjeçari dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën, ndërsa pritet që ndaj tij të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes së tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti të rëndë.

“Sot, në lagjen nr. 4, Sarandë, shtetasi J. Xh., 78 vjeç, banues në Memaliaj, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, duke pushuar në plazh dhe si pasojë ka humbur jetën në spitalin e Sarandës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”,- thuhet në njoftimin e policisë