Duke kryer punë në ndërtim, lëndohet rëndë 28-vjeçari nga Xherma e Tetovës, dërgohet në spitalin e Tetovës

MPB njoftoj se me datë 17.07.2024, në orën 15:30, në SPB Tetovë është raportuar nga Spitali Klinik i Tetovës se te ata është sjellë me lëndime të rënda trupore I.I. (28) nga fshati Xhermë i Tetovës. Sipas raportit, ai ka marrë lëndimet gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në shtëpinë e A.F. (28) në Tetovë. Një ekip nga SPB Tetovë dhe inspektorati i punës kanë kryer inspektimin në vendngjarje.