Duke kryer punë ndërtimore lëndohet rëndë 37-vjeçari nga Saraqina e Tetovës, dërgohet në spitalin

MPB ka njoftuar se me datë 21.07.2024, në orën 16:20, në SPB Tetovë, Klinika e Spitalit raportoi se N.L. (37 vjeç) nga fshati Saraçino, Tetovë, ishte dërguar me lëndime të rënda trupore. Sipas raportimit, ai kishte marrë lëndimet në një shtëpi ku kishte kryer punë ndërtimore më parë. Në vendngjarje kanë dalë oficerë të policisë dhe një inspektor i punës, dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.