Duke ikur nga qentë lëndohet rëndë i mituri nga Debreshi i Gostivarit

MPB njofton se me datë 20.07.2024 në ora 08:15 në SPB Tetovë është raportuar se në Qendrën Emergjente në Gostivar me lëndime të rënda trupore është sjellë një i mitur nga Debreshi i Gostivarit. Sipas njoftimit, ai është rrëzuar duke ikur nga qentë endacakë në fshat dhe ka pësuar lëndimet.