Duka: “BDI e realizoi agjendën kombëtare, tani radhën e ka agjenda e blertë”

Hekuran Duka tha se agjendën nacionale BDI e ka realizuar të gjithën ndërsa tani agjenda e blertë është ajo e cila e ka radhën të realizohet dhe këtë më së miri e bën Bashkimi Demokratik për Integrim.
“Njëjtë siç ka thënë lideri ynë Ali Ahmeti se agjenda e blertë është një filozofi. Agjenda e blertë është jetë ashtu them edhe unë”, ka thënë Duka.

Gjithashtu Duka tha se ne si shtet po hapërojmë drejt Europës dhe duhet të përgatitemi mirë, ti kushtojmë rëndësi sa më shumë jetës dhe këtë do ta bëjmë me agjendën e blertë. Rikonstruimi i shkollave, uji i pijshëm, ndërtimi i deponive regjionale dhe projekte të tjera janë pjesë e punës sonë të cilën do ta realizojmë.