Dujovski: Ora policore mund të zgjatet

Dita e parë e orës policore shënoi vetëm 12 raste të shke*ljes së saj. Nga Ministria e Brendshme thonë se plani operativ për këtë masë dy javore nuk do t’i ngarkojë shumë njësitë policore, pavarësisht se ato janë shpërndarë në çdo qosh të vendit, përfshi edhe pa*trulla të lëvizshme të forcave të rendit he ngritjes së post*blloqeve të tyre. Sipas MPB-së, nuk do të ketë asnjë to*lerim ndaj të gjithëve që shk*elin orën policore, veç rasteve që do të paraqiten paraprakisht në polici, për ndihmë urgjente shëndetësore.

VIZRT – Ministria e Brendshme
“Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 12 persona kanë shkelur orën policore, që ka nisur nga mbrëmja e djeshme, respektivisht nga ora 22:00 deri mëngjesin e sotëm, gjegjësisht deri në orën 05:00. Brenda 24 orëve të fundit janë sa*nksionuar 408 qytetarë për mos-mbajtje të maskës. MPB bën thirrje që të respektohen të gjitha masat për të parand*aluar përhapjen e CoVid-19.”

Në pamje të parë, shifra e vogël e djeshme tregon për ndërgjegjësim të popullatës, krahasuar me shifrat që regjistroheshin nga orët policore të mëhershme. Megjithatë, duke marrë në konsideratë se ora policore fillon 1 orë pas mbylljes së kafeneve dhe restoranteve, duket se nuk i ka shkurtuar lëvizjet e njerëzve. Si duket, ora policore, dhe ngritja në këmbë e këtij numri të madh efektives, u bë më së shumti për grupet e të rinjve të cilët festonin nëpër parqet e qytetit gjatë natës. Vetëm rritja drastike e numrit të rasteve pozitive me kovid, në prag të pashkëve dhe Bajramit, mund të detyrojë autoritetet që ta zhvendosin orën policore që në orën 18:00.

Pas mbylljes së restoranteve, ahengjet e tyre i vazhdojnë në të hapur duke u mbledhur në parkun qendror të Shkupit por edhe të qyteteve tjera, sidomos të rinjtë dhe ata që janë nëpër objekte studentore. Ata i mbushin lagjet dhe parqet ku përhapja e virusit është shumë e madhe që ata nuk janë të vetëdijshme për këtë dhe sëmundjen e çojnë në shtëpi. Tek prindërit dhe familjarët më të moshuar. Thjesht ky është vetëm fillimi, a do të jetë mjaftueshëm të nd*alohet përhapja virusit do shohim. Nëse nuk mjafton pas 14 ditësh Komisioni do të rekomandoj sigurisht edhe masa më res*triktive- deklaroi Nikolla Dujovski, Ekspert për çështje sigurie.

Sipas të dhënave të MPB-së, gjatë orës policore prej 4 muajsh vitin e kaluar, u regjistruan mbi 27 mijë shk*elje vetëm në kryeqytet. Kjo çoi edhe në ndryshime të ligjit për mbrojtje të popullsisë nga sëmundjet infektive si dhe nenin 306 të Kodit Pe*nal për përhapje të infeksionit dhe Neni 307 për mos respektim të rekomandimeve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë. Sipas Ministrisë së Brendshme, të njëjtat norma vlejnë edhe tani për çdo shkelës.