“Duhet ta dini – me zor nuk mbahet pushteti dhe me zor nuk merret vota” – Bashkim Bakiu me paralajmërim për pushtetin


Bashkim Bakiu nga VLEN ka pasur paraqitje para mediave nga sheshi “Skënderbeu” i Shkupit, ku ka kumtuar se janë grumbulluar 10 mijë nënshkrimet e nevojshme për të zyrtarizuar kandidaturën e nevojshme të Arben Taravarit për president të Maqedonisë së Veriut.

Bakiu u ankua për mungesë kapacitetesh në KShZ, e cila sipas tij pamundësoi grumbullimin e nënshkrimeve në afat sa më të shpejtë.

Ka falënderuar mbështetësit për pritjet e gjata për të dhënën nënshkrimin dhe shtoi.

“Këto janë nënshkrime vullneti, lirie, pa asnjë detyrim. Ky është vullnet i pastër i popullit. Pala tjetër duhet të dijë se me zor nuk mbahet pushteti dhe me zor nuk merret vota”, tha Bakiu.