Duhanpirësit janë me rrezik dyfish më të lartë për forma më të rënda të Covid-19

Duhanpirësit dhe ish-duhanpirësit, përfshirë edhe përdoruesit e cigareve elektronike, kanë pothuajse dy herë më shumë rrezik nga zhvillimi i një formë më të rëndë të Kovid-19 sesa jo duhanpirësit, tregojnë hulumtimet nga Universiteti Kalifornia, San Francisko.

“Duhanpirja lidhet me rrezikun dukshëm më të lartë të përparimit të Covid-19, deklaroi profesori i mjekësisë, Stanton Glanc”, transmeton CNN.

Hulumtimet e publikuara në Kinë, Korenë e Jugut dhe SHBA tregojnë se rreth 30 për qind e duhanpirësve kanë zhvilluar forma më të rënda të Covid-19, krahasuar me 17.6 për qind të jo duhanpirësve.

Autorët e hulumtimit tregojnë se pirja e duhanit dhe përdorimi i cigareve elektronike e rrisin rrezikun dhe seriozitetin e infeksioneve të mushkërive për shkak të dëmtimit të traktit të sipërm respirator dhe uljes së funksionit të mushkërive.

Ata u bënë thirrje punonjësve shëndetësorë në listën e hapave të nevojshëm për ballafaqim me pandeminë ta vendosin edhe ndërprerjen e pirjes së duhanit, dhe bënë thirrje për grumbullim të azhurnuar të të dhënave për duhanpirësit dhe përdoruesit e cigareve elektronike për të parë se sa janë të rrezikuar nga infektimi me koronavirus./MIA