Butrint Imeri dhe Don Xhoni do ta përmbyllin vitin 2021 me një projekt të përbashkët.
Ata kanë njoftuar këngën e fundit për sivjet të titulluar “Corazon” që do të lansohet nesër në mesnatë (e enjte).
Ndërkohë që ka dhënë detaje të reja rreth këtij projekti, Imeri thekson se është i lumtur dhe se e falënderon Zotin për gjithçka.
“Shumë i lumtur që po e përmbyllim vitin me këtë super projekt madhështor”, ka thënë ai.
“Faleminderit Zotit për gjithçka. Shihemi nesër 23:59”, vazhdon më tej krijuesi i hitit “Dujem”. Butrinti dhe Don Xhoni sivjet kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të viteve që sollën. Ata po ashtu ishin shumë prezentë edhe në mbrëmje e koncerte të ndryshme.