Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka treguar nëpërmjet llogarisë së saj në Facebook se është kërcënuar.
Thotë se i është pohuar që të “ketë kujdes për votimin e radhës në Kuvendin e Kosovës”.
Ndërkohë Balje thotë se kjo gjë nuk ka ndikuar te ajo dhe se thotë se është ‘krenare me angazhimin tim për shtetin tim”.
Njoftimi i plotë i Baljes në Facebook:
REAGIM PUBLIK: SOT U KËRCNOVA PATURPËSISHT !
Dëshiroj të ju informoi që sot pasdite kam marrë tri telefonata anonime ( dy në gjuhën sërbe dhe një në gjuhën shqipe) ku nga persona të panjohur jam kërcnuar paturpësisht dhe duke më pohuar ” kujdes për votimin e radhës në kuvendin e Kosovës”!
Unë e kuptoj që dikuj ja kam prish planet dhe ai ” dikushi” nuk po pajtohet me humbjen. Por, ju premtoj që këta njerzë të cilët fshihen pas numrave të panjohur e të cilët po përpiqen të falsifikojn dokumente me qëllim të deskriditimit tim politik, me argumente do ti zhveshi ” lakuriq” para organeve të drejtësis të Kosovës.
I premtoj popullit të Kosovës që votën time kurr askush nuk do të mund ta ndryshoj.
Jam krenare me angazhimin tim për shtetin tim!
Duda
https://www.facebook.com/duda.balje/posts/1880493652113794