Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka qenë e ftuar në një intervistë së fundi, ku iu është përgjigjur disa pyetjeve për jetën e saj.
Në mesin e pyetjeve që i është bërë ka qenë edhe dy fjalë për Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu.
“Go Girl”, u përgjigj shkurt deputetja.
Balje ka treguar edhe punën e parë që ka bërë. Para se të bëhej deputete, ka thënë të ketë qenë menaxhere e një spitali.
Nga kolegët e saj ka thënë se e dallon pozitiviteti, derisa kur është pyetur se çfarë do t’i thoshte Adriana Hoxhiqit, ajo është shprehur “Ta kam kallxu qejfin”.