Duda Balje është ndaluar nga policia serbe në Merdare

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga partia Socialdemokratska Unija (SDU), Duda Balje, është ndaluar nga policia serbe në Merdar.

Pasi është ndaluar për rreth 1 orë, Balje është liruar.

Sipas saj, zyrtarët në kufi kanë deklaruar se ka qenë kontroll rutinore.

“Unë jam me familjen, me burrin dhe fëmijët jemi në rrugë për Austri, por jo veç me kanë ndalë dhe për një orë mi kanë ndal letrat. Burri ka pyetur a ka najsen, dhe i kanë thënë jo kontroll rutinore”.