Duda Balje dhe Rron Gjinovci bëhen bashkë për prezantimin e një formati të ri sportiv

Në kuadër të Kampionatit Evropian që do të zhvillohet gjatë muajve qershor-korrik, shumë shpejt në ekranet tona do të nisë një emision i ri sportiv.
Moderatorë të këtij emisioni do të jenë dy figura jo të panjohura për publikun.
Bëhet fjalë për deputeten joshëse të Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe analistin Rron Gjinovci.

Emisioni në fjalë do të quhet “Extra Time”, titull ky që i është vënë në valën e frymës sportive të Euro 2020.
Mësohet se ky emision tashmë është në përfundim të skenarit, dhe do të startojë që nga dita e parë e Kampionatit Evropian, më 11 qershor.
Pjesë e emisionit pritet të jenë edhe shumë figura publike të vendit, që do të vijnë në rolin e mysafirëve për të komentuar ndeshjet që do të zhvillohen.