“Duart me gjak?”/ Dosja bombë thuhet që zbulon se si Kina gënjeu botën në lidhje me koronavirusin


“Një dosje bombë spiunazhi ka zbuluar se si Kina gënjeu botën për koronavirusin duke mbuluar shpërthimin – i cili po vret mijëra njerëz në mbarë botën”, shkruan “The Sun”.

Një dokument hulumtimi me 15 faqe, nga inteligjenca “Five Eyes”, i marrë prej “The Saturday Telegraph”, ka hedhur themelet sa i takon qëndrimit kundër Kinës, lidhur me trajtimin e saj ndaj sëmundjes vdekjeprurëse.

Dosja, nga agjencitë e inteligjencës së Sh.B.A.-së, Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re, gjithashtu deklaron se sekreti i Kinës rreth virusit çoi në një “sulm ndaj transparencës ndërkombëtare”.

Dokumenti zbulon:

Si e mohoi Kina se virusi mund të përhapet midis njerëzve gjatë fazave të para të shpërthimit ,Vendi deshi disa javë për të pranuar se virusi mund të përhapet në këtë mënyrë ,Si heshti apo “zhduku” mjekët që flisnin ,Shkatërroi provat e virusit në laboratorët e saj ,Si nuk pranoi të dërgojë mostra për shkencëtarët në të gjithë globin për të punuar për një vaksinë

Sipas kësaj dosjeje, Kina është fajtore dhe përgjegjëse për mijëra viktima, teksa vendi komunist përpiqej të mbulonte të vërtetën.