“Duam lu*ftë”, pro*testuesit serbë pro*vokojnë policinë (VIDEO)

Protestuesit serbë të cilët janë duke qëndruar në Jarinjë kanë provokuar Njësinë Speciale me fjalët “duam luftë”, gjatë ndërrimit që e bëjnë këta të fundit. Përveç fjalëve provokuese të cilët protestuesit i kanë lëshuar në drejtim të policisë, aty është dëgjuar edhe muzikë nacionaliste serbe.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që njësitet speciale të Kosovës provokohen nga serbët protestues, por sjellja e zyrtarëve policorë ka qenë profesionale duke mos rënë pre e provokimeve të tyre.