Në një video të shkëputur nga një emision, Krasniqi pyetet nga një grua se çfarë duaje të bëjë për bashkëshortin e saj, për të cilin thotë se ka hapur një kazino.
Në përgjigjen e tij, hoxhë Shefqeti bën thirrje që ndaj burrit të ushtrohet dhunë fizike.
“Duaja, lutja më e mirë që kryn punë mas shumti te qëta njerëz, është stupci, dajaku. Përpara kanë thanë me i shti në fallak. Po, po, po. Përqata dyjeja u kanë ma marë. Qatëherë shkon ai çelë kazino, me u rras vetë në haram, me i rras evladët e vet në haram, se në fakt i ushqen me haram”, thotë Krasniqi.