“Dua të shpërthejë ferri në Dragao”, Ronaldo flet para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut

Cristiano Ronaldo u ka kërkuar tifozëve të bëjnë që të ndjehet prania e tyre në stadiumin Dragao të Portos, sonte ku luhet ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Portugalisë.

Ndeshja nis me fillim nga ora 20:45.

Maqedonia e Veriut befasoi me fitoren ndaj Italisë, duke e eliminuar këtë të fundit – fituese e katër titujve të Kupës së Botës.

“I bëj thirrje tifozëve. Dua të shpërthejë ferri në Dragao. Shkova në shtrat mbrëmë me mendimin se dua që stadium të mbyllë muzikën me himnin tonë kombëtar dhe t’i lërë tifozët të këndojnë për të treguar pasionin tonë, forcën dhe bashkimin tonë rreth objektivit për të fituar Kupën e Botës. Nëse tifozët shfaqën ashtu siç munden, ne do të fitojmë të martën”, ka thënë Ronaldo në konferencë për media.

Ronaldo u irritua kur u pyet se a do të jetë Katari botërori i tij i fundit nëse Portugalia kualifikohej në finale.

“Jam i lodhur nga ato pyetje. Unë jam ai që vendos për të ardhmen time. Nëse dua të vazhdoj të luaj, do ta bëjë, nëse dua të ndalem do ta bëjë.