“Dua të bëj një jetë të pastër”, amerikani konvertohet në mysliman në xhaminë e Tiranës

Një shtetas amerikan në Tiranë është konvertuar nga feha katolike në atë myslimane.

Ceremonia është mbajtur në xhaminë “Dine Hoxha”, me prezencën e imamit Ahmed Kalaja. I riu kur ka mbajtur fjalën është shprehur se në SHBA ke fenomene si droga, prostitucioni dhe krime të ndryshme. Ai është shprehet se dëshiron të gjejë një jetë të qetë dhe të pastër.

“Vendet prej nga unë vij, Shtetet e Bashkuara, kanë këto fenomenet e këqija, droga, prostitucioni, krime të ndryshme. Disa nga ambienti ku kam jetuar, shokët e mi, ka pasur prej atyre që janë droguar, ka pasur nga ata të cilët janë vrarë nga kjo lloj shoqërie dhe nuk dua që të jetoj në një ambient të tillë, në një jetë të tillë. Dua të gjej një jetë më të pastër, më të qetë”, ka thënë ai.

Madje i riu ka ndërruar edhe emrin duke e bërë atë Omer.