Dua Lipa nuk ka të ndalur, arrin një tjetër sukses të madh

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka shënuar suksesin e radhës, këtë herë jo në botën e muzikës, por në atë të modës. Artistja është bërë pjesë e koleksionit të fushatës së koleksionit vjeshtë/dimër të veshjeve të markës prestigjioze “Versace”.

Këtë lajm e ka dhënë vetë ajo, duke postuar disa fotografi të realizuara për veshjet më të reja “Versace”.
“Donatella ti je një ikonë dhe një legjendë dhe të jam shumë mirënjohëse për dashurinë dhe mbështetjen. Kjo ditë do të jetë njëra prej atyre që asnjëherë nuk do t’i harroj. Faleminderit”, ka shkruar Dua në imazhet ku duket me një look krejtësisht tjetër nga se jemi mësuar ta shohim.

Kujtojmë se prej vitit 2016-të, Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, organizojnë në Kosvë një nga koncertet më madhështorë, “Sunny Hill Festival”. Ndër vite ky koncert ka mbledhur emrat më të njohur të muzikës, ndër ta artisten me famë botërore, Miley Cyrus. Duket se këtë vit, “Sunny Hill Festival” mund të organizohet sërish dhe Dua e Dukagjin Lipa kanë dhënë një lajm të madh.

Ata kanë njoftuar se Prishtina do të jetë shtëpia e përhershme e këtij festivali, teksa po shqyrtojnë që ta zgjerojnë më tej në një vend më të madh. Dukagjin Lipa propozoi në një mbledhje që festivali të mbahet afër zonës se panaireve në Shkabaj.

https://www.instagram.com/p/CQh3LtHscS2/?utm_source=ig_embed&ig_rid=1fd316db-c957-47c3-905a-41402c2c7802