Dua Lipa ndan fotografi me të dashurin e ri: Mbrëmë me zemrën time


Pas daljes së parë publike me të dashurin e saj të ri, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar disa fotografi me të.

Dua Lipa ka ndarë disa fotografi me regjisorin Romain Gavras në llogarinë e saj në Instagram, duke shkruar disa fjalë të këndshme në gjuhën franceze.

“Mbrëmë në Kanë me dashurinë time”, ka shkruar ajo.

Romanca e Lipës dhe regjisorit 41-vjeçar mori vëmendjen gjatë tapetit të kuq në Festivalin e Filmit në Cannes, të cilët e shoqëruan njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës.

Sipas mediave, romanca ë kishte nisur në prill, kur Dua Lipa la të kuptohej se kishte rënë në dashuri, pas ndarjes së saj me Anwar Hadidin, me të cilin ishte për dy vjet.