Festivali Sunny Hill është rikthyer në Prishtinë, për ngazëllimin e të gjithëve, e drejt të themi. Me një edicion të modifikuar që do ta gjejë edhe Tiranën nikoqire, është vendosur që në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht të mbahet në Prishtinë.
Dua Lipa ka reaguar me një postim në Instagram, duke shkruar: “Me zemër të përmbushur dhe të lumtur, jam krenare të them se është vendosur që festivali jonë, Sunny Hill, do të vazhdojë në shtëpi më 4, 5, 6, 7 gusht në Prishtinë, Kosovë, dhe gjithashtu do të jemi në Tiranë, Shqipëri, më 26, 27, 28 gusht. Mezi presim t’iu shohim juve të gjithëve atje. Më shumë do të zbulohet së shpejti… me dashuri x Dua”.