Dua Lipa do të studiohet në Oksford, nuk ka më Mozart dhe Bethoven

Dua Lipa “mund të zëvendësojë” klasikët e muzikës botërore si Mozarti dhe Bethoveni.
Një grup akademikësh në Universitetin e Oksfordit në Britani kanë propozuar që rrymat e reja të zëvendësojnë ato klasike në kurrikulat e degëve të arteve muzikore.

Sipas “The Telegraph”, është propozuar që të studiohet edhe ndikimi i rrymës së këngëtares shqiptare, Dua Lipa, që ka thyer çdo rekord në “livestream”.
Profesorët thanë se repertori klasik që mësohet në Oksford, i cili përfshin vepra nga Mozart dhe Beethoven, përqendrohet shumë te “historia evropiane nga periudha e skllavërisë” dhe ka ardhur koha për ndryshim.

Këngëtarja me origjinë shqiptare është përzgjedhur nga revista prestigjoze “Time” si një nga personat më me influencë të vitit 2021.