Dua Lipa dhe Anwar Hadid shfaqen me të dashur tjerë!

Vetëm disa javë ndarjes nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ish-i dashur i saj, Anwar Hadid, teksa mbërriti në “The Nice Guy” në Hollywoodin Perëndimor është parë i shoqëruar nga një vajzë.

Vajza misterioze me të cilën u shoqërua Hadid, ishte veshur me pantallona të shkurtra të zeza dhe një bluzë me material lëkure. Ndërkohë, që modeli 22-vjeçar kishte veshur një bluzë me mëngë të shkurtra me një figurë të “Iron Maiden”, të cilën e kishte kombinuar me pantallona të shkurtra blu.

Anwar është parë vetëm disa herë në publik që kur u zbulua muajin e kaluar se ai u nda me Dua Lipan, pas dy vitesh lidhje, shkruan Daily Mail.

Çifti nisën lidhje ne tyre në qershor të vitit 2019, por u raportua nga disa media si Deux Moi se ata u ndanë.

Kishte raportime se çifti ishte ‘në krizë’, me burime pranë tyre që pretendonin se ata nuk e kishin parë njëri-tjetrin për tetë javë për shkak të orareve të tyre të ngjeshura me punë.

Çifti fillimisht hodhi idenë për t’i vënë frena romancës së tyre muajin e kaluar pasi të udhëtosh kaq shumë dhe të mbash lidhje po rezultonte e vështirë.

“Marrëdhënia e tyre po kalon një krizë dhe duket se është drejt fundit”, thoshte burimi pranë dyshes.

Dua thuhet se ka qenë duke incizuar albumin e saj të ri në Londër dhe në Los Angeles, ndërsa Anwar ka qenë në New York.

Një burim i afërt me çiftin zbuloi së fundmi për Revistën People se ata janë ‘aktualisht në një pushim’.

Burimi pohoi se çifti aktualisht janë duke ‘i kuptuar gjërat tani’ dhe ‘duke kaluar kohë të ndarë’.

Në maj të vitit 2021, Dua zbuloi se ata u takuan për herë të parë në një festë dhe më pa vazhduan komunikimin në rrjetet sociale.Më shumë nga interneti