Dua Lipa del në mbështetje të palestinezëve

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa të shtunën u bashkua me hashtagun #SaveSheikhJarrah ndërsa theksoi ngjarjet që ndodhin në lagjen e okupuar të Jeruzalemit Lindor.

Në sfondin e ngjarjeve në ditët e fundit në Jeruzalem, këngëtarja postoi në Instagram një thirrje për mbështetjen e protestuesve në Sheik Jarrah, nën hashtag #SAVESHIEKHJARRAH. Në një foto që ajo postoi dhe drejtoi në mediat sociale, Jeruzalemi shihet së bashku me fjalët Palestinë dhe Al Kuds.

Kujtojmë që Dua Lipa është në një lidhje me Anwar Hadid, vëllain e supermodeleve Bella dhe Gigi. Babai i tyre, një biznesmen palestinez i pasurive të patundshme, Muhamed Hadid, gjithashtu publikoi të njëjtin postim, duke shtuar: “Për hir të njerëzimit, ne duhet të mbështrsim njerëzit e okupuar. Nuk është çështje e drejtë apo e gabuar. Tthjesht është e tmerrshme dhe askujt nuk i intereson? Të gjithë jemi duke qarë”.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja e suksesshme shqiptare del kundër veprimeve të Izraelit.