“Dua kokë njeriu, do shkojë gjaku deri në gju”, si e paralajmëroi Dan Hutra një vit më parë masakrën që kreu sot në Kamëz

Dan Hutra nuk është një emër i padëgjuar për autoritetet e policisë, madje vrasjen e dyfishtë që kreu ditën e sotme e kishte paralajmëruar gati një vit më parë.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja Anila Hoxha, Elena Hysa, ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës, i kishte vënë në dijeni uniformat blu për kërcënimet, që Dan Hutra sot i ktheu në vepra duke i marrë jetën dy grave.

Historia që çoi sot në vrasjen e dy grave nisi që një vit më parë, ku ish-bashkëjetuesja Elena Hysa, bëri padi në polici për partnerin e saj Dan Hutra, i cili në mënyrë të vazhdueshme sipas saj e kishte dhunuar, madje e kishte kthyer atë në një shërbyese, nga e cila kërkonte çdo gjë gati edhe larjen e këmbëve