Dy kumanovar dhe një tetovar me kërcënime kanë tentuar ti marrin para 67-vjeçarit nga Tetova, janë arrestuar nga policia

MPB ka njoftuar se me datë 01.10.2024, në ora 15:10, në një objekt hoteliere në rrugën rajonale Tetovë-Zhelinë, punonjësit e policisë të SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personat N.L.(53),A.K.(50) të dy nga Kumanova dhe J.E. (37) nga Tetova.  Ata në orën 14.00 në SPB Tetovë, kanë qenë të raportuar nga një 67 vjeçar nga Tetova se duke e kërcënuar atë dhe të afërmit e tij kanë tentuar t’i zhvatin paratë që goja se i kishte borxh.  Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatëse