Dru për ngrohje – Rriten kërkesat nga qytetarët për dy herë më shumë

Është rritur kërkesa e drurëve për ngrohje gjatë dimrit, por njëkohësisht është rritur edhe çmimi i tyre. Nëse një familje vitin e kaluar ka blerë 6 metër kub dru për ngrohje, këtë vit kërkojnë 12 metra, thotë drejtori i “Pyjeve të Maqedonisë”, Valentin Gruevski.

Sipas tij rritja e kërkesës po ndodh për shkak të rritjes së çmimeve të energjencave tjera për ngrohje dhe rritjes se çmimeve të çdo prodhimi tjetër. Nëse vitin e kaluar nëpër depot private një metër kub dru është shitur për 3000-3500 denarë, këtë vit çmimet kanë arritur në 4700-5000 denarë. Gruevski shton se tek ata çmimi për drunjtë nuk ka ndryshuar që nga viti 2009.

“Çmimi tek ne i drurit për ngrohje është i njëjtë tanimë 13 vite, gjegjësisht ndryshimi i fundit është bërë në 2009 kur është miratuar çmimorja që edhe tani është në fuqi. Sa për informacion për qytetarët çmimi për metër kub i drurit të lisit nga depot tona është 2900 denar”.- deklaroi Valentin Gruevski, drejtor i Pyjeve Kombëtare. Nga ana e qytetarëve ka edhe ankesa për mungesë të drunjve, por Gruevski siguron se ka sasi të mjaftueshëm për furnizim të popullsisë.

“Atë që si “Pyje Kombëtare” mund ta themi është se këtë vit do të prodhojmë më shumë se vitin e kaluar dhe se para dy viteve. Do të kemi prodhim më të madh, ndërsa aty ku ne nuk do të mund të furnizojmë popullsinë, do të kenë Parqet Kombëtare, pyjet private dhe mendoj se do të ketë sasi të mjaftueshme që të furnizohet popullsia”- deklaroi Valentin Gruevski, drejtor i Pyjeve Kombëtare,

Dyshohet se disa tregtarë po bëjnë manipulime kinse nuk ka dru mjaftueshëm, me qëllim që drunjtë t’i shesin me çmim edhe më të lartë në sezonin e dimrit. E për këtë gjë është informuar edhe Qeveria. Zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmit Bytyqi tha se me të dëgjuar, menjëherë i është dhënë detyrë Inspektoratit që të dalë në terren për të kontrolluar gjendjen.

“Indikacionet janë që tregtarët jo që nuk kanë sasi të palete dhe të drunjvë, por artificialisht ashtu siç ishte me produktet ushqimore, çmimet po rriten. Fatkeqësisht nëse do të kishim ligj për përfitim ushtarak, sot do të reagonim lehtësisht. Është duke u përgatitur Ligji për marrëdhënie fer në ekonomi, ku do të rregullohet kjo çështje. Por derisa të bëhet zgjidhja ligjore, ne do të ndërhyjmë pikërisht siç kemi bërë me produktet ushqimore dhe vlerësoj se njëjte do të bëjmë edhe kësaj radhe”- deklaroi Fatmir Bytyqi, Zv/Kryeministër për Cështje Ekonomike.

Dje me vendim të Qeverisë u ndalua eksporti i drurëve për ngrohje dhe peletit, ndërkaq masën e tillë, Gruevski e cilëson si të duhur për shkak se siç thotë me këtë do të stabilizohet çmimi i drurëve për ngrohje, do të ulet frika nga mungesa e drurëve, ndërsa më këtë do të bien poshtë edhe spekulimet se “Pyjet e Maqedonisë” e shesin drurin jashtë vendit.