Dronë të vegjël autonomë, të krijuar për të menduar dhe lëvizur si bletët, mund të revolucionarizojnë të ardhmen e bujqësisë, misionet e kërkim-shpëtimit si dhe shumë fusha të tjera. Në materialin në vazhdim mund ti hihni disa nga aftësitë e këtyre dronëve të veçantë.
Dronët e vegjël autonomë, që mund të fluturojnë dhe të sillen si bletët, janë vizioni i së ardhmes për një ekip studiuesish në Universitetin e Merilandit. Profesori Yiannis Aloimonos tregon disa nga veçoritë e tyre.
“Ata janë mekanizma fluturues shumë të vegjël të pajisur me kamera, sensorë dhe kompjuter që janë në gjendje të përceptojnë botën ((Courtesy: University of Maryland)) …të mendojnë, marrin vendime dhe veprojnë si duhet.”
Së shpejti këta dronë autonomë do të jenë në gjendje të ndihmojnë në pll*enimin e luleve, ose të punojnë në mjedise që janë të rre*zikshme për njerëzit.
“Kur të dalë në treg, kjo teknologji do të jetë shumë e dobishme për operacionet e kërkim-shpëtimit në raste fatkeqësish, inspektimin e urave si dhe në bujqësi”, thotë profesori Yiannis Aloimonos.
Dronët nuk telekomandohen nga njeriu. Ata përdorin vizionin kompjuterik për të “parë” pengesat gjatë fluturimit, si dhe inteligjencën artificiale për të përcaktuar rrugën më të mirë që duhet të ndjekin.
Dronët janë ndërtuar për të imituar veprimet e zogjve dhe bletëve; për të fluturuar dhe për t’u orientuar nëpër mjedise të vogla.
Ata do të lëshohen në terren nga një dron më i madh i dizenjuar si një zgjua bletësh për të kryer disa lloje detyrash.
“Këta dronë ofrojnë mundësi të shumta. Përshembull dronët e tjerë kërkojnë pilotë nga distanca. Çdo dron kërkon një operator. Ndërsa dronët që po ofrojmë ne ngarkohen në dronin më të madh që i transporton në destinacionin e duhur dhe i dislokon dronët e vegjël në mënyrë automatike”, thotë Nitin Sanket, kandidat doktorature në Universitetin e Merilendit.
Këta dronë mund të kryejnë një udhëtim vajtje-ardhje prej më shumë se gjashtë kilometrash.
Ndërsa ka shqetësime mbi keqpërdorimin e mundshëm të këtyre dronëve të vegjël, tani për tani ekipi është duke u përqëndruar tek përfitimet që ata mund të sjellin.