Dr*ogë, ar*më dhe dokumente të falsifikuara në Gazi Babë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pasditen e djeshme ka arr*estuar 31-vjeçarin me iniciale B.K. nga Shkupi. Policia me urdhër paraprak të gjykatës ka kryer ba*stisje në një shtëpi që po e shfrytëzonte 31-vjeçari.

“Përkatësisht, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Penale Shkup, gjatë ba*stisjes së një shtëpie në zonën e Gazi Babës, të cilën e ka shfrytëzuar B.K., janë gjetur gjësende që kanë prejardhje nga veprat penale si në vijim: dy laptopë, dokument rrugor i falsifikuar slloven në emër të M.K., patentë shoferi bullgar i falsifikuar në emër të V.V., dy fishekë municion pistoletë, dy peshore digjitale, dy thasë me materie pluhur të bardhë”, thuhet mes tjerash bga MPB.