Driton Sulejmani: Sistemi i drejtësisë ka sjellë shumë dhimbje te kombi shqiptar

Sistemi i drejtësisë ka sjellë shumë dhimbje te kombi shqiptarë. Kështu ka deklaruar Driton Sulejmani nga partia Alternativa në emisionin “ENTER” në TV SHENJA.
“Ka raste të shumta ku padrejtësisht janë gjykuar, kemi raste të shumta ku padrejtësisht qëndrojnë nëpër bu*rgje shqiptarë vetëm se i takojnë një etnie të caktuar”, tha Sulejmani.

Sa i përket rastit “Monstra” ai tha se ka shumë indicie që rasti të jetë i montuar politikisht
“E para është politizimi i skajshëm. Nëse ju kujtohet deklarata e parë e ish ministres Janukollovska ende pa filluar procesi gjyqësor ajo thjesht i etiketojë kryerësit si te*rrorist islamik. Mandje lideri i opozitës para se të futet në qeveri nga materialet e përgjuara të cilët i zotëronte dha një deklaratë se ata të cilët qëndrojnë në b*urg janë të pafajshëm”, tha Sulejmani.

Ai tha se akuza për te*rrorizëm është shumë e rëndë.
“Kjo është një tentativë e partive maqedonase për tja vendosur një njollë shqiptarëve, që fatkeqësisht ja kanë arritur, është rasti i parë ku gjy*kohet për terr*orizëm islamik. Ne nuk duhet të ndalemi dhe mos të ndodhë kjo. E treta gjykatave ju ka humbur kredibilitet për shkak standardeve të dyfishta”, deklaroi Sulejmani.
Ai tha se ka munguar edhe transparenca në këto gjykime për ta bindur opinioni se këto raste janë gjykuar në bazë të fakteve dhe të provave.