Driton Nebiu: “Aleanca më e bashkuar se kurrë, nuk ka kush na përçan”

Driton Nebiu, ish funksionar shtetëror nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe njëri nga zërat më aktiv të kësaj partie ka kundërshtuar zërat për përçarje apo largime nga kjo parti. Sipas Nebiut, këto janë thashetheme të përgatitura nga partitë kundërshtare, ndërsa shton se vendimet i marrin organet e partisë. Ish drejtori nga radhët e ASH-së, thotë se Aleanca nuk mund të përçahet pasi aktivistët e themeluesit e saj janë të “ngjitur si thoji me mishin”.

“Mos u merrni me thashetheme sepse Aleanca për Shqiptarët ka organet e saj partiake që marrin vendime, konkretisht Kuvendi i Partisë. Andaj rrini të qetë se nuk ka kush e përçan një Aleancë, që i ka të lidhur të gjithë aktivistë e themelues mes vete si thoji me mishin”, ka shkruar Driton Nebiu nga Haraçina. Sipas Nebiut, Aleanca për Shqiptarët vazhdon të jetë e bashkuar rreth idesë dhe qëllimit kryesor të saj.