Driton Kuka tregon se çfarë i tha Distria Krasniqit pas humbjes në Kampionatin Botëror

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në Xhudo, Driton Kuka, ka folur rreth suksesit të Distria Krasniqit e cila e fitoi medaljen e artë olimpike.
Kuka tha se ndjehet i lumtur që e shtyu Krasniqin që të bie në 48 kilogram, sepse sipas tij, ishin dy probleme.
“Mendoja se Distria do të mund të kishte rezultate më të mira në kategorinë 48 kilogram se në kategorinë 52 kilogram”.

“Dhe, problemi i dytë ishte se unë nuk doja të krijoja konkurrencë mes Distrisë dhe Majlindës për Lojërat Olimpike në Tokio, kështu që në fillim nuk kisha rrugë të lehta që ta bëjë atë të bie në peshë”, është shprehur Kuka në një intervistë për Federatën Evropiane të Xhudos, transmeton Klankosova.

Kuka tha se Krasniqi e kishte një test të rëndësishem përpara Kampionatit Botëror të Xhudos në Budapest, ku tha se ajo nuk ishte në formë të mirë, the pas kësaj ai tha se e kishte marrë plotësisht nën kontroll gjendjen e Krasniqit për Lojërat Olimpike në Tokio.
“Kur ajo humbi në Kampionatin Botëror, i thashë asaj se ti i ke dy probleme. Problemi i parë është se ju nuk keni humbur peshë në mënyrë të duhur, nuk e keni bërë këtë siç është e duhura për ju që t’i ruani muskujt”.

“Dhe problemi i dytë është se nëse ju jeni në formë të mirë tani, ju s’mund të jeni mirë në Lojërat Olimpike, dhe në fund doli se unë e kisha mirë”, tha Kuka.
Më tej, Kuka tha se pas tërë këtyre fjalëve, dhe pas humbjes së Krasniqit në Kampionatin Botëror, tha se iu drejtua asaj me fjalët “nesër shkojmë në shtëpi. Kjo nuk është asgjë, ne kemi ushtrime dhe ti s’duhesh të pushosh”.

“Nëse ti nuk mund ta imagjinosh kompeticionin e Kampionatit Botëror si kompeticion për rrugën tonë në Lojërat Olimpike, atëherë ne nuk do të shkojmë atje”, është shprehur Kuka.
Ai tani tha se Distria Krasniqi është e lirë që të zgjedh se në cilën kategori dëshiron të luftojë, atë 48 kilogram, 52 apo 57.