Dritat, shqiptarët i pagujnë 63 % më shtrenjtë se vendet e BE-së

Në faturën e energjisë një familje nuk paguan vetëm energjinë elektrike që merr por edhe kosto të tjera si rrjeti transmetimi, shpërndarje, kosto operative të kompanive publike. Një raport i Komunitetit të Energjisë nënvizon se Shqipëria paguan më shtrenjtë se të gjitha vendet e marra në analizë pjesën e sigurimit të sasisë së energjisë që duhet për konsum. Ndërsa në kosto rrjeti disi më pak.

“Në vendet e marra në analizë pjesë e Komunitetit të Energjisë ka ndryshime s ai takon pjesëve përbërëse në një faturë energjie. Pjesa e treguesit të energjisë në faturën përfundimtare ishte më e lartë në Shqipëri me 63% për qind dhe më e ulëta në Serbi me 34% ndërsa pjesa e kostove të rrjetit në çmimin e përgjithshëm të energjisë elektrike për familjarët ishte mes 20% për Shqipërinë dhe 49% për Kosovën” thuhet në raport. I njëjti analizon edhe kostot e energjisë për konsumatorët e biznesit duke nënvizuar se në Shqipëri ata kanë paguar sërish më shtrenjtë.