“Dritan Hoxha edhe i vdekur ju mund”

Nga Bledi Mane

I ka gjetur belaja televizionet e Tiranës dhe grumbulluar të gjithë bashkë vajtojnë e intrigojnë. Të zbrazur nga kreativiteti dhe produktiviteti i programacionit, të zbrazur nga audienca dhe prepotenca që rifituan në nëntor kur u largua nga Top Channel drejtori Ben Blushi, iu kthyen qarjes dhe mallkimit me llahinka.
Përfundimi i kontratës së Blushit kujtuan se do ishte fillimi i dështimit të kanalit më të dashur televiziv Top Channel por përgjigjen e vazhdimësisë së perandorisë e morrën të premten e datës 18 shkurt 2022…

Me një tjetër rekord historik kombëtar korporata Top Channel nxori jashtë loje si dikur gjithë ekranet e konsumuara shqiptare. Big Brother Albania dhe programe të tjera si Top Story, Vitrina e Librit, Gjurmë Shqiptare, Lajmet Tch, Rrethi Katror, Portokalli, Përputhen, E diell, 100 Fshatrat, Ekskluzive, Proçesi Sportiv, Open, Fiks Fare mbeten argëtuese, informuese, iluminuese porsi ditën e parë 21 vjet më parë kur legjenda e kreativitetit televiziv Dritan Hoxha shtypi butonin jeshil të transmetimeve Top Channel.

Dhe mos harroni se ekrani më i dashur Top Channel është goditur pa pikë mëshire politikisht, financiarisht dhe tragjikisht por është ringritur falë filozofisë së punës që la pas themeluesi.

E mbani mend kur u aksidentua Tani i Topit sesi vdekja e tij u gëzoi vetëm ju?
Ishte vdekje që hidhëroi por inspiroi familjen e vogël Hoxha dhe familjen e madhe Top Channel ndërsa rezultatet e punës e të vazhdimësisë i shihni vetë tani. Vazhdini shikoni çdo ditë ekranin tonë e ndërkihë nuk më mbetet gjë tjetër veçse tu rikujtoj atë shprehjen e vjetër, të re: “Të fala Sandrit!”