Dritan Abazoviq: Ulqinit nuk i nevojitet përmendore e Skënderbeut, nëna dhe babai i tij kanë qenë serbë

Në një intervistë për mediumet malazeze shqiptari Dritan Abazoviq i cili me katër deputetët e fituar me partinë URA është bë vendimtar për formimin e qeverisë malazeze ka vlerësuar se Ulqinit nuk i nevojitet përmendore e Skënderbeut.

Abazoviq në këtë intervistë thotë se Skenderbeu është figurë “militare” duke insistuar se në Ulqin nevojiten figura paqësore. Abazoviq poashtu shpreh mendimin se prindërit e Skënderbeut nuk kanë qenë shqiptarë por serbë.

Intervistën e tij në gjuhën serbe mund ta përcillni në videon më poshtë: