Dritan Abazoviç sulmohet në një disktoketë në Budva

Kryeministri i Qeverisë Teknike të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është sulmuar sonte në një diskotekë në Budva, raporton ekskluzivisht Kurir

Sipas Kurir, sulmi ndaj Abazoviçit ka ndodhur gjatë performancës së Dino Merlin dhe diskotekës Top Hill, e cila ndodhet në majë të Toplishit në Budva.

“Dritani ishte në shfaqjen e Merlinit, kur një nga vizitorët tentoi t’i afrohej dhe ta sulmonte. Ai fillimisht ka lëshuar një lumë ofendimesh ndak Abazoviç, më pas është afruar për ta sulmuar”, tha reporter i Kurir nga vendngjarja.

Sigurimi i kryeministrit teknik ka reaguar me shpejtësi, shton gazetari.

U hodh gaz lotsjellës dhe Abazovic u evakuua. Sipas informacioneve paraprake, ai është mirë dhe nuk ka marrë lëndime.

Po vijon hetimi nga policia lokale, e cila po merr të gjitha masat për identifikimin dhe ndjekjen penale të pjesëmarrësve në sulm.