Dritan Abazoviç: Kam gabuar që kam thënë së prindërit e Skënderbeut ishin serb. Unë jam krenar që jam shqiptar!

Shqiptar i famshëm në Mal të Zi, Dritan Abazoviç, në një televizion ka kërkuar falje publike për deklaratën rreth Skënderbeut, për të cilin kishte thënë se nëna dhe babai i Skënderbeu ishte serb.

“Unë kam gabuar që kam thënë së prindërit e Skënderbeut janë serb, ishte një llapsus dhe kërkoi falje publike dhe jam krenar që jam shqiptar”, thotë Abazoviç gjatë një interviste në një televizion.
Për më shumë shikojeni videon e plotë:

Më herët, mediat serbe rikthyen në mënyrë të cunguar deklaratat e tij në lidhje me vendosjen e një busti të Skëndërbeut në Ulqin si edhe prejardhjes së heroit tonë kombëtar. Më vonë, Abazoviç shpjegoi se nuk kishte thënë se familja e Skëndërbeut ishte serbe dhe se do ta dëshironte një bust të tijin në Ulqin, edhe pse më mirë do të ishte vendosja e përmendoreve të tjera.