Dita Starova Qerimu: Ju tregoj rrugëtimin tim të suksesit…!

Nga: Dita Starova Qerimi
Në vitin 2015 nisa një rrugëtim tejet sfiduës. U emerova drejtoreshë e njerit ndër institucionet më të rëndësishme të kulturës. Institucion që deri atehere ishte në gjendje mizore, i lënë pas dore. Një institucionit që gjithçka mundeshte ti thuhet, vetëm jo Galeri Nacionale.

Si një artiste, profesoreshë e rritur dhe shkolluar në Tunizi dhe Paris doktor shkencash në lëmin e kulturës e kisha shumë sfiduese por nga ana tjetër si bijë bashkëshorte dhe nënë e realizuar kisha shum rezerva.
E dija se po më pret goxha punë por pranova sfidën se e ndjeva sinqeritetin dhe përkrahjen pa rezervë .

Me duhet të pranoj se ditën e pare të mandatit tim ndjeva një peshë të rende që vihet mbi supet e mija. Po atë ditë kur e pash se situata brenda është edhe më keq se sa që duket nga jashtë. Por pervesha mangët dhe fillova me pune. Me anë të ndihmës së ambasadave donatore sigurova grante për renovime dhe reparime të objekteve. Ne mirëkuptimin e kolektivit filluam krijimin e programes dhe cilësisë .

Mbaj mend që nje ndër gjërat e para që kam bë në atë institucion, është implementimi I gjuhës shqipe dhe perfaqesimi adekuat i shqiptarëve të punësuar. Eeeh sa krenare isha me impresionin e asaj panoe ku ne mes tjerash edhe në shqip shkruante GALERIA NACIONALE E REPUBLIKES SE MAQEDONISE.
Ky insitucion sot është nje ndër institucionet më të respektuara dhe me shumë bashkëpunime bilaterale me institucione kulturore në mbarë botën. Institucion me cilësi të larta në kultivimin e kulturës në përgjithësi e atë shqiptare në veçanti.

Intitucion me objekte të rikonstuara dhe kushte krejtësisht solide për punë. Por mbi të gjitha, suksesi im shpresoj të ketë dhënë një shtytje tek vajzat e reja, që me ndershmeri, punë dhe përkushtim arrihen të gjitha. Shpresoj që modelin tim ta ndjekin edhe vajzat e tjerastudentet e mija të cilat më veç janë krijuese me vlerë. Un suksesin e këtij rrugetimi vijues, ia atribuoj z. Ali Ahmeti. Ai që besoi në kapacitetet e mija, në idenë dhe përkushtimin tim. Por jo vetëm . Besoi dhe nxiti edhe ato vajza e djem të rij qe te kultivojnë artin se e ardhmja u takon atyre.
Un besoj në vizionin tuaj.