Dridhjet e tërmetit, regjistrohen dëme materiale


Një tërmet me fuqi prej 5 ballësh ka goditur mëngjesin e sotëm vendin tonë, për pasojë të të cilit, mbetën të dëmtuara shumë objekte banimi në jug-perëndim të vendit.
“Epiqendra e tërmetit ishte këtu në Lunovë të Mavrovës, 17 kilometra në jug-perëndim të Gostivarit ku edhe u shkaktuan dëmet më të mëdha, si në shtëpi po ashtu edhe në objekte hotelerike. Banorët, të trishtuar, flasin për përvojën e mëngjesit të sotëm”

“Shumë tërmet i fuqishëm ishte kaq të fortë në jetën time s`kam përjetuar deri më tani. Ja objekti është i ri, por mjaft dëme ka pësuar. Ka plasa në mure dhe një pjesë e tyre janë shkatërruar komplet, sidomos tek shtëpia e vjetër ku jetoj”
“Në ora pesë pa pesë na zgjoi dridhja dhe nuk u shtrimë më. U frikësuam shumë se mos ketë sërish. Pastaj erdhëm këtu me të hapur derën pamë katin poshtë dhe katin e epërm çka do shohim, muret e plasura, gotat e thyera”

“U frikësuam pak po, sepse zonja ime tanimë e ka përjetuar tërmetin në Shkup që ishte dhe ajo u shqetësua më shumë. Zgjati shkurt edhe pse ishte i fortë zgjati shkurt”
“Sot na frikësoi shumë, sepse ushtonte shumë. Dridhja zgjati shkurt por ishte shumë e fuqishme, nuk mund ta përshkruaj. U shqetësova shumë sepse prisja të ketë edhe një sulm. Nëse pyesni nga njëshi te dhjeta sa u frikësova, do ju them 9 e gjysmë”

Nga observatori sizmologjik thonë se aktiviteti sizmik ka vazhduar me dhjetëra dridhje të tjera, me intensitet më të vogël.
Përveç tërmetit në mëngjes nëse llogaritet goditja kryesore ka vazhduar aktiviteti sizmik dhe deri më tani janë regjistruar rreth tridhjetë dridhje nga të cilët me magnitudë prej 3, 3.6 dhe rreth 15 dridhje me magnitudë nga dy deri në tre, pra dridhje të vogla”-tha Dragana Çernih, Udhëheqëse e observatorit sizmologjik pranë FMN.
Tërmeti i mëngjesit të sotëm u ndje edhe në Kërçovë, Shkup dhe Tetovë