Drenicaku që thotë se e votoi 4 herë ilegalish PDK’në, tash i premton vota Vetëvendosjes

Sokol Halili i cili është njohur pas shkeljes së një qeni, derisa ishte live duke ofruar përkrahjen për kreun e LVV’së Albin Kurti, ka thënë se Vetëvendosjes do të ja siguroj 40 mijë vota, raporton Gazeta Express.
I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin ai tregoi se në vitin 2011 kishte votuar 4 herë ilegalisht për PDK’në.

Ndërsa, tani Halili tha se Vetëvendosjes do të ja siguroj 40 mijë vota.
“Në vitin 2011 mu desh të udhëtoj në Zvicër. Ishin zgjedhjet nacionale. E dinë të gjithë komisionarët unë kam votuar 4 herë për PDK’në. 4 herë kam hyrë dhe kam dal. Ka qenë edhe një vëzhgues i Vetëvendosjes, por në të katërtën herë ka reaguar ai. Unë nuk i përkas Lëvizjes Vetëvendosje, por në këto zgjedhje unë do të ja dërgoj Vetëvendosjes 40 mijë vota”, tha ai.

Halili tha se PDK’ja ka shumë simpatizantë në Drenicë, por që tashmë 50 për qind e votuesve në këtë komunë do të votojnë për Vetëvendosjen.