Dje në kishën Shën Abrahami në Llapushnik të Drenasit, një qytetar kishte vendosur ta ndërrojë fenë e tij.
Ragip Isufi nga Sankoci përveç fesë ndërroi edhe emrin e tij në Arbër.
Ky vendimi i këtij personi ka ngjallur edhe reagimin e hoxhës nga Mitrovica, Eroll Nesimi.
Hoxha në postimin e tij ka shkruar se ky qytetar me këtë veprim ka treguar se asnjëherë nuk ka qenë musliman, andaj s’ka pasur as çka ndërron.
“Pra, ai i cili e ka shijuar kënaqësinë e Islamit, kënaqësinë e namazit, agjërimit, kuranit etj, asnjëherë nuk e braktis fenë e tij.
Kurse ai i cili ka qenë musliman vetëm me letërnjoftim (musliman i ka shkruar vetëm në dokument) dhe asnjëherë nuk ka fal namaz as nuk ka agjeru (dmth nuk ka praktiku asgjë nga Islami), nuk pe di çfarë feje paska ndërruar ky”, ka shkruar Nesimi.