“Drenica lind edhe dylbera”, Drenasi mbushet me grafite

Muret e hapësirave publike të Drenasit u mbuluan sonte me mbishkrime të cilat targetojnë dhu*nën e shumëfishtë e të vazhdueshme ndaj grave.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist thotë përmes njoftimi se shtypja sistemike e cila vazhdon t’i lërë vajzat e gratë, punëtoret/ët e personat LGBTI+ në gjendje të mj*erueshme, nuk do të durohet.

Andaj sipas tyre edhe këto mesazhe, përmes përplasjes së të vërtetave të heshtura, thërrasin në revoltë e rezistencë kolektive.