Drekonte çdo ditë në të njëjtin lokal, 90-vjeçari mbetet pa fjalë nga befasia që iu bë

Një pensionist u çudit kur dëgjoi se një grup i të panjohurve kishin lënë “bakshishe” në vlerë deri në 700 funte për t’ia paguar drekat atij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Pete, i cili është 90 vjeç dhe i cili jeton vetëm dhe viziton të njëjtin pub çdo ditë në Chelmsford, Essex për të porositur saktësisht të njëjtin vakt – pulë me një gotë verë të kuqe.

Dhe donacionet “vërshuan” pasi pronari i lokalit Tim Mepham, 39, postoi një video duke biseduar me Pete.
Tim, i cili ka drejtuar Moulsham Inn për tre vjet, tha: “Pete është me të vërtetë një nga zotërinjtë më të sjellshëm që kam takuar ndonjëherë”.

“Ai është shumë mirënjohës për atë që bëjmë për të, kohën që kalon me ne dhe me atë që ka ndodhur kohët e fundit, dhe sensi i tij i humorit është i mprehtë”.
“Njerëzit paguajnë pijet për Pete sepse ata thjesht mendojnë se ai ishte një njeri i mirë. Ai nuk është në nevojë, ose i varfër dhe njerëzit nuk e mëshironin, ata thjesht e donin atë”.

Siç bëhet e ditur, videoja origjinale e postuar në internet tregon Pete duke folur për arsyen pse ai e do pub-in kaq shumë.
Kur u pyet se çfarë do të bënte nëse do të fitonte 1 milion funte, ai u përgjigj: “Unë do të dëshiroja ta blija këtë vend – për mua ky është parajsa, dhe kjo nuk është gënjeshtër”.
Ndërsa pas dhurimit të parave nga të panjohurit, pensionisti tha: “Nuk mund ta besoj, jam borxhli ndaj jush, e dua këtë vend”.