Drekat e darkat e pasura që konsumonte ish-kryetari i Shkupit, zbulohen dëshmi marramendëse (FOTO)

VMRO-DPMNE ka publikuar dokumente dhe fatura të restoranteve ku kishte paguar ish-kryetari i Shkupit, Petre Shilegov. Por gjitha këto fatura ishin shlyer nga buxheti zyrtar i Qytetit të Shkupit.

“Në një lokal janë shpenzuar mbi 90 mijë denarë, ku kanë pirë uiski të shtrenjtë dhe biftekë. Kanë pirë uiski 12-vjeçar. Kanë pirë Johnny Walker, Jamieson, Chivas Rigal”, shkruajnë portalet duke thënë se këto të dhëna janë siguruar nga VMRO-DPMNE.

Ata po ashtu theksojnë se Shilegov ka shpenzuar për gatime të veçanta nga kuzhina. “LSDM është nervoz sepse stafi i tyre nuk mund të gostitej më me paratë e qytetarëve nëpër lokale. Për këtë arsye është i gjithë paniku dhe frika, thuhet në deklaratë.